Nuk pati asnjë shans që luftëtari amerikan i kafazit, Nate Diaz, t’i merrte shtruar komentet e Bruce Bufferit.
“Zëri i tetëkëndëshit” ka folur së fundmi për “TMZ” dhe ka thënë se ai nuk ishte dakord me qëndrimin e Diaz, transmeton Klan Kosova.
Veterani i sportit UFC duhet të jetë mirënjohës “duke u përkulur” para presidentit të kompanisë Dana White.
Diaz i njohur për sjelljen e tij rebele, ishte vetëm çështje kohe para se ai t’i përgjigjet Bufferit.
Rebeli amerikan nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij të Twitter, ka thënë se është Buffer ai i cili përkulet.
“Unë nuk përkulem para askujt, për të gjitha paratë në botë”, kishte shkruar Diaz.
klankosova.tv
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.