Shtetasi amerikan, Nathan Chesnut, jeton në Podujevë për disa vite pasi është shpërngulur nga ShBA-ja.
Në Ora Shtatë të Klan Kosovës, ai ka treguar se si ka ndodhur që të jetë për disa vite në shtetin e Kosovës.
"Prindërit e mi kanë dëgjuar për luftën në Kosovë dhe kanë dashtë që t'i ndihmojnë njerëzit dhe kanë shkuar në Orllat të Podujevës menjëherë pas përfundimit të luftës".
"Ata u vendosën në Orllat pasi u ngjasonte me shtëpinë dhe fermën që kishim në Ohajo, unë isha shtatë-vjeç kur erdhëm në Orllat".
"Amerika më ka munguar deri diku por bëra shumë shokë e shoqe dhe nuk kalova çdo herë kohë të mirë", ka thënë Chesnut.
Ai ishte shpërngulur për disa vite në ShBA ku i kishte përfunduar studimet e larta dhe ishte martuar, por prapë me familjen e tij ka vendosur që të kthehet në Podujevë për të jetuar. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=qlS-TOA7AqI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.