Mbështetja fort e rëndësishme u dha, e pilotët ukrainas po trajnohen për drejtimin e avionëve luftarakë F-16.
Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e përkrahën këtë së fundmi, gjë që e vlerësoi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Ky që foli në ditën kur u takuan ministrat e mbrojtjes e BE-së, të cilët toptemë diskutimi e kishin Ukrainën, pohoi se trajnimi tashmë ka nisur në disa vende.
“Është gjithmonë e njëjta gjë, ne diskutojmë, në fillim të gjithë ngurrojnë. Dhe në fund, me Leopardët, me F-16 vjen vendimi për të ofruar mbështetje ushtarake sepse është absolutisht e nevojshme në mënyrë që Ukraina të vazhdojë të mbrohet”, u shpreh Borrell, njofton Klan Kosova.
Fjalë të mira për vendimin ka edhe nga Holanda që u zotua të implementojë planet me Danimarkën për të filluar këto mësime.
Këtë, fort hap të rëndësishëm e quajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai pohoi se megjithëse s'është marrë ende vendim për dërgimin e avionëve luftarakë të gjeneratës së katërt, trajnimi do të ndihmojë në përshpejtimin e gatishmërisë për betejë, pasi të ketë verdikt zyrtar.
Krejt për këtë temë jo, veçse për sanksionet ndaj Rusisë reagoi kryeministri i kësaj të fundit, Mikhail Mishustin.
Ai tha se me to po tentohet të thyhet ekonomia ruse e të shkaktohet inflacion, porse nuk do të ketë sukses, sipas tij.
Me vendimin për mbështetje të stërvitjes, administrata Biden ka bërë një ndryshim në qëndrimin refuzues për të miratuar ndihmë me armë ose stërvitje, për më shumë se një vit për Ukrainën, si pasojë e shqetësimeve se mund të përshkallëzojë tensionet me Rusinë.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=ZJSd7OICnWA&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.