Opinionisti Mentor Nazarko ka thënë se Shqipëria sot e nesër është një lloj kryeqendre e politikës evropiane.
Nazarko bëri të ditur se nesër Shqipërinë do ta vizitojë dhëndëri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili do të marrë pjesë në një konferencë evropiane.
“Shqipëria sot e nesër është një lloj kryeqendre e politikës evropiane. Nesër Shqipërinë do ta vizitojë dhëndri i presidentit Trump, që do të marrë pjesë në një konferencë evropiane, vijim i samitit të sotëm”.
“Dhe për të mos u mjaftuar vetëm me cilësorin dhëndër, është Këshilltari Informal i Presidencës Trump, që qëndron mbrapa negociatave që çuan në firmosjen e dy marrëveshjeve të mëdha midis ShBA-së dhe Arabisë Saudite, në vlerë 1 trilion dollarësh”, tha Nazarko në Edicionin Special në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=AHIeJCFMRo4
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.