Federata e Pëllumbave Postierë të Kosovës ka ndarë çmimet për fituesit e garave të mbajtura në kategori të ndryshme, në një ngjarje pjesë e së cilës ishin edhe kryetarë të federatave nga shtetet fqinje.
Vendin e parë, të dytë dhe të tretë në konkurrencën singulare e ka zënë pëllumbi i Amir Maculës, si edhe të parin në konkurrencën me grupacion, ndërsa të dytin Fehmi Demaku.
Në shtigje të mesme vendin e parë dhe të tretin në konkurrencën singulare e ka zënë pëllumbi i Muhamet Ademit, ndërsa të dytin i Fatmir Kikës. Në konkurrencën me grupacion të parin po ashtu pëllumbat e Muhamet Ademit, të dytin Fatmir Kika dhe të tretin Behxhet Bllaca.
Në shtigje të shkurtra, në konkurrecën singulare i pari doli pëllumbi i Muhamet Ademit, të dytin ai i Dalip Brahimit, ndërsa i treti pëllumbi tjetër i Muhamet Ademit. Në konkurrecën me grupacion, sërish pozitën e parë e zunë pëllumbat e Muhamet Ademit, të dytën ata të Dalip Brahimit, ndërsa të tretën të Behxhet Bllacës.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.