Është ndarë nga jeta Bilall Ukëhaxhaj, babai i dëshmorit Besim Ukëhaxhaj.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i prekur nga ky lajm i trishtë, transmeton Klankosova.tv.
“Në memorien tonë, Baca Bilall dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”, ka shkruar Haradinaj.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.