Oda e Stomatologëve të Kosovës njofton për vdekjen e doktorit të stomatologjisë kosovare Prof. Dr. Beqir Lupçi.
Lupçi u nda nga jeta sot në moshën 84-vjeçare.
Oda e Stomatologëve të Kosovës vlerëson lartë përkushtimin, vetëmohimin dhe kontributin e tij për stomatologjinë shqiptare dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
"Prof. Dr Beqir Lupçi ishte një figure e ndritur e stomatologjisë kosovare, qe e dedikoi gjithë jetën e tij profesionit dhe shkencës se stomatologjisë. Prof. Dr. Beqir Lupçi ka udhëhequr Kliniken dhe Katedrën e Ortodoncisë ne Degën e Stomatologjisë te Fakultetit te Mjekësisë ne Universitetin “Hasan Prishtina” deri ne pensionimin e tij ne vitin 2004. Ditë më parë Prof.Dr. Beqir Lupçi u nderua me dekoratën “NDERI I STOMATOLOGJISE KOSOVARE”, thuhet në njoftimin e tyre.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.