Një person është ndaluar për 48 orë për vepren penale "Rrezikim i trafikut publik".
E.B, ka qenë i përfshirë në një aksident ditën e djeshme në Gjilan, ku me veturën e tij të tipit BMW e ka goditur një këmbësor.
Ngjajra ka ndodhur në rrugën "Adem Jashari" në qendër të qytetit, njofton Prokuroria Themelore transmeton Klankosova.tv.
I njëjti me të arritur tek semaforët, në udhëkryq e humb kontrollin mbi drejtimin e veturës pasi e goditi këmbësorin dhe një pemë dekorative, ka përfunduar në oborrin e ish-shtëpisë së mallrave në Gjilan.
https://klankosova.tv/vetura-godet-kembesorin-ne-gjilan-6/
Njoftimi i plotë nga Prokuroria:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i përgjithshëm, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e trafikut në Gjilan, pas marrjes së informatës lidhur me një aksident trafiku, ku i përfshirë ka qenë i dyshuari me inicialet E.B i cili duke vozitur veturën BMW me targa 06-530-GS në aksin rrugor ‘’Adem Jashari’’, në qendër të qytetit me të arritur tek semaforët, i njëjti në udhëkryq humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe kalon jashtë rrugës në anën e djathtë duke goditur një pemë dekorative dhe më pas edhe një këmbësor dhe përfundon në oborrin e ish shtëpisë së mallrave në Gjilan.
Rasti është cilësuar si Rrezikim i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme nga neni 372 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me vendim të prokurorit personi me inicialet E.B, është ndaluar për 48 orë, kurse sa i përket masës së sigurisë do të vendoset brenda afatit ligjor, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës penale.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.