Është ndaluar pronari i kompanisë ndërtimore në Prizren pas vdekjes së punëtorit nga Klina.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/e-dhimbshme-vdes-punetori-34-vjecar-pasi-ra-nga-skelet-ne-vendin-e-punes-ne-prizren/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.