Policia ka bërë të ditur se në fshatin Zapluxhe të Prizrenit tek një shtetas i Shqipërisë kanë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike, të mërkurën.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti u zbulua pasi është ndaluar i dyshuar dhe është bërë kontroll në veturën e tij.
“Njësia policore gjatë kontrollit ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari shtetas i Shqipërisë ka gjetur dhe sekuestruar një dozë sasi me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një grinder dhe një pako rizlla”, theksohet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.