Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova u zhvillua sot një debat mes aktivistes Linda Pano dhe astrologes Antigona Kotorri, ku u diskutua pse burrat nuk e pranojnë lehtë ndarjen.
Gjatë debatit, Pano tha se ndarja sot është bërë më e lehtë dhe sipas saj kjo nuk është normale.
“Kam përshtypjen se ndarja tani është bërë më e lehtë sesa që duhet të ishte dhe absolutisht nuk është normale”, tha ajo.
Ndërkohë, Kotorri e ndërpreu duke kundërshtuar, duke thënë se ndarja është normale, por jo domosdoshmërisht e dëshirueshme.
Për më shumë, ndiqeni videon e plotë:
https://youtu.be/hKEdnTIN3Nw
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.