Federata e Aeronautikës së Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës, njofton Klan Kosova.
Kjo ka ndodhur në Konferencën e Përgjithshme të kësaj të fundit që është duke u mbaujtur në Roterdam të Holandës ku gjendet edhe kryetari i Federatës Kosovare të Aeronautikës, Fadil Gërguri.
Ndërkohë kundër pranimit të palës kosovare kanë qenë vetëm dy shtete Serbia dhe Spanja.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.