Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) është pranuar edhe zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Asambleja e FIA-s, në mbledhjen e mbajtur në Paris e ka konfirmuar mbështetjen e saj për FASK-un dhe që nga sot garuesit nga kosova janë të barabartë me homologët e tyre të vendeve tjera.
Kryetari i kësaj federate, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me këtë të arritur, të cilën garuesit kosovarë e kishin pritur një kohë të gjatë. “Pa dyshim se jemi të lumtur për këtë moment, pasi e kemi pritur mjaft gjatë' ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.