Të premten para objektit të Komunës së Gjilanit u vendos gurthemeli i shtatores së heroit, Ramiz Cërnica.
Për punën që po bëhet në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë shumë falënderues janë familjarët e veprimtarit.
Përfaqësuesi i Këshillit Organizativ, Ismet Sylejmani, tha se janë të gjithë bashkë për të nderuar një gjigant me guxim epik të pashembullt, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e konsideroi privilegj që gurthemeli po vendoset gjatë qeverisjes së tij.
E zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se vendimi është madhështor jo vetëm për Gjilanin por për të gjitha trojet shqiptare.
Pavarësisht nisjes, aty nuk u bë e ditur se kur do të do të përfundojë projekti me vendosjen e shtatores së heroit.
https://www.youtube.com/watch?v=WacDR4vVmCw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.