Një pjesë e madhe e qytetit të Nju Xhersit ishte pa energji elektrike për disa orë - dhe zyrtarët e shërbimeve thanë se shkaku ishte një peshk i rënë nga një zog grabitqar.
Jersey Central Power and Light tha se ekuipazhet që punonin për të rikthyer energjinë gjatë ndërprerjes së fundjavës, zbuluan se një peshk kishte zbritur në një transformator, duke shkaktuar shpërthimin e tij.
"Hipoteza është se ndonjë zog e ka hedhur atë", tha për NJ Advance Media, nënkoloneli i Departamentit të Policisë Sayreville, James Novak, transmeton Klan Kosova. "Ai thjesht ra në mënyrë të përsosur dhe shkatërroi transformatorin".
Një postim i Departamentit të Policisë së Sayreville në Facebook shfaqi një skicë të të "të dyshuarit" me pendë, si dhe një përkujtimore për peshkun, të quajtur Gilligan nga departamenti.
"Ju lutemi të mos e harrojmë viktimën në këtë vdekje të pakuptimtë. Gilligan ishte një njeri familjar që punonte shumë. Ai ishte baba i mijëra fëmijëve", thuhej në postim.
Departamenti shtoi se "i dyshuari u pa për herë të fundit duke fluturuar në jug".
"Nëse e shihni, mos u përpiqni ta kapni. Edhe pse nuk besohet se është i armatosur, ai mund të jetë ende shumë i rrezikshëm. Nëse keni ndonjë informacion në këtë rast, ju lutemi kontaktoni Det. John Silver, i cili trajton të gjitha rastet tona të peshkut", thuhej në postim.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.