Ka ndërruar jëtë çiklisti belg, Daan Myngheer, dy ditë pasi që pësoi sulm në zemër gjatë garës Criterium International.
22 vjeçari ndërroi jetë në ora 7:08 minuta në spitalin d’Ajaccio, i rrethuar nga familja dhe e dashura e tij, transmeton Klan Kosova.
“Me keqardhje të madhe i’u njooftojmë se Daan ka ndërruar jetë”.
“Ai e humbi garën e tij të fundit pasi që luftoi si kampion”, shkruhet në deklaratën e ekipit të tij.
Myngheer të shtunën pësoi një sulm në zemër gjatë garës, kurse kur ambulanca po e transferonte me helikopter në spital ai ra në gjendje kome.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.