Figura e shokëve në rrjetin social Facebook ka ndryshuar në pamjen e saj.
Më parë në ikonën e saj ishte vendosur femra në pjesën mbrapa, por tash ajo është zhvendosur në mes të saj.
Dizajnerja e Facebook, Caitlyn Winner e ka sqaruar arsyen se pse femra ishte vendosur mbrapa, ajo thotë se krejt kjo është bërë për shkaqe të përputhjes.
Flokët e femrës kanë qenë arsye e vetme pasi duke vendosur mashkullin përpara femra duhej të largohej, pasi flokët nuk lejojnë që figurat të afrohen.
Edhe stili i flokëve ka ndryshuar pasi që ajo e mëparshmja dukej më shumë sikur një helmetë.
Kjo është ikona e mëhershme:

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.