Boksieri më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave, Muhammad Ali ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, njofton Klan Kosova.
Muhammad Ali ka qenë tri herë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda.
Ai ishte shndërruar në ikonë kulturore.
Ali gjendje i shtrirë në spital tash e një kohë të gjatë, sepse vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
Familja ka treguar se ai do të varroset në shtëpinë e tij në Louisville.
Ata kanë falënderuar të gjithë ata që u kanë dhënë mbështetje dhe kanë kërkuar nga të gjithë që t;u mndësohet privatësia e nevojshme në këtë rast të dhimbshëm.
Ali ka lënë gjurmë në botën e sportit botëror. Ai ishte future në lojën e boksit me një stil krejtësisht të pazakonshëm dhe me fjalët po aq të rënda sa grushtet.
Për të më shumë është përdorur shprehja “vallëzim”, sesa “lëvizje” në ring.
“Do lëvizë si flutur dhe do thumboj si bletë. Duart e mija godasin çfarë sytë e mi shohin”, ishte formulimi i famshëm i Alisë.
Ai ishte lindur nën emrin Cassius Marcellus Clay, në Louisville të Kentucky-it me 17 janar të vitit 1942.
Ali kishte thënë se u mësua të zihej si fëmijë, pasi një ditë dikush i kishte vjedhur biçikletën.
Tashmë legjenda e boksit, vëmendjen ka vetja kishte kthyer si 18 vjeçar në vitin 1960 kur fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Romë.
Kishte vetëm tre muaj që kishte kryer shkollën e mesme.
Si fëmijë, Ali u kishte thënë trajnerëve të tij të boksit se një ditë ai do të ishte kampioni i tyre botëror.
Dhe, në fakt, në vitin 1964 – vetëm 22 vjeç – ai kishte mposhtur Sonny Liston për t’u bërë kampioni i botës në pasha të rënda si boksieri më i ri që ndonjëherë kishte mbajtur këtë titull.
Amerikani kishte vënë veten në qendër të vëmendje edhe kur kishte lajmëruar se do ta ndryshonte emrin nga Cassius Clay në Muhammad Ali, për shkak të konvertimit në fenë Islame.
Guximi i tij i pa parë edhe përballë armiqve më të vështirë – jo vetëm sportiv – e transformoi Alinë në një tjetër lloj kampioni.
Ai një herë u ngritë, asnjëherë nuk u shua dhe tani edhe pas vdekjes, vazhdon të qëndrojë si ikona e triumfit.
klankosova.tv
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.