Ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Profesor Jeton Nebiu.
Ai ishte punëtor i dalluar sportiv dhe profesor shumëvjeçar i edukatës fizike, ndërsa kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe në konsolidimin e sportit shkollor të Kosovës.
Varrimi i tij do të bëhet sot në Bresanë.
Lajmin e ka bërë të ditur Komitetit Olimpik të Kosovës nëpërmjet një telegrami ngushëllimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Jeton Nebiut, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës”.
“Jetoni me shokë formuan Federatën e Badmintonit të Kosovës dhe brenda disa muajve e konsoliduan këtë sport duke organizuar kampionate, duke mbajtur kurse për trajnerë, për referë dhe për administratorë të sportit”.
“Në mendjet tona do të ruhet përgjithmonë kontributi i Jetonit, përkushtimi, sjellja e mirë dhe vizioni i qartë si kristali për ardhmërinë e sportit të badmintonit”.
“Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Badmintonit të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit”.
“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.
Besim Hasani
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës
Më poshtë mund ta lexoni telegramin e plotë të Komitetit Olimpik të Kosovës.
klankosova.tv
https://m.youtube.com/watch?v=3CifxmCP2WI
https://klankosova.tv/kosova-behet-me-federate-te-badmintonit/
https://klankosova.tv/kosova-pranohet-ne-federaten-boterore-te-badmintonit/
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.