Ka ndërruar jetë boksieri gjerman, Rene Monse.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur boksieri Luan Krasniqi, transmeton Klan Kosova.
“Lajmi për vdekjen e Rene Monses më pikëlloi shumë. Ai ishte shoqërues i karrierës time në vazhdimësi. Unë dhe Rene, u takuam si në ringun amator poashtu edhe në atë profesionist”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Dhe, përkundër rivalitetit tonë sportiv, patëm respektin e ndërsjellë. Ishte një sportist dhe njeri i mrekullueshëm”.
“Ngushëllimet e mia ia përcjelli familjes dhe i dëshiroj forcën e gjithë botës!”, është shprehur ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.