Kalimi nga zonat e banuara me shtëpi, në ato të ndërtimit të lartë, bën që edhe kërkesa për furnizim me energji e ujë të pijshëm të jetë më e madhe.
Në disa pjesë të mbipopulluara me mbindërtime në kryeqytet, qytetarët ankohen se nuk është punuar mjaft shumë për shtim të kapaciteteve nga kompanitë gjegjëse, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Në kompaninë për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), thonë se në 5 vitet e fundit, është rritur dukshëm numri i konsumatorëve, e ku kjo bën që të ketë nevoja më të mëdha për energji dhe në këso raste edhe duhet ketë import të rrymës.
Nga KEDS-i thanë që në parim tash e sa vite kanë bërë investime në terren, duke pas parasysh edhe rrjetin që e kanë trashëguar e që nuk ka qenë në nivel të kënaqshëm.
Fluksin e madh të konsumatorëve, në Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina” thonë se nuk e kanë fort telash, megjithatë problematike për ta shihet infrastruktura e rrjetit të ujësjellësit.
Sipas zëdhënëses Arjeta Mjeku, kompania ka bërë kërkesë në Komunë që nga 2017-a për krijimin e dy rezervarëve, por që nuk janë bërë deri më tani.
E sipas drejtorit të Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, këto investime nuk do të bëhen as në 2023-ën.
KEDS-i e KRU-ja thanë se janë të gatshëm e të përgatitur për çdo zgjerim rrjeti, por që kërkojnë nga Komuna e Prishtinës të jetë e kujdesshme me planet rregulluese, mos të japin leje pa u rregulluar mirë infrastruktura. /Klankosova.tv
https://youtu.be/oCu8116dg9I
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.