Javën që shkoi Zhuoda Group nga Kina ka ndërtuar një shtëpi për vetëm tri orë kohë.
Kjo është bërë e mundur duke përdorur metodën e 3-D, duke i prodhuar konstruktet e shtëpisë në një fabrikë para se të kompletohen ato dhe të vihen nëpër vendet e veta.
Gjashtë module të prodhuara sa ishin planifikuar përbënin secila nga një dhomë të kësaj shtëpie. Ndërsa çmimi sillet rredh 400-560 dollar amerikan për metër katror shkruan Business Insider.
Shtëpia është e ndërtuar me kujdes maksimal edhe paraqet siguri të lartë për banorët e saj, ajo poashtu është shumë rezistuese edhe ndaj katastrofave natyrale, transmeton Klan Kosova.
Kjo metodë është përdorur edhe vitin e kaluar kur nj kopmani tjetër kineze kishte ndërtuar 10 shtëpi me metodën 3D për vetëm një ditë.
https://www.youtube.com/watch?v=E7k-ZGodu0Q
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.