Artisti tajvanez, Lin Shih- Pao tashmë i ka vënë edhe dorën e fundit modelit të veturës të cilën ai e ka punuar duke përdorur mijëra celularë të ricikluar.
Lin Shih për këtë projekt ka shfrytëzuar 25.000 telefonë të ricikluar e duke bërë kështu që të shpenzojë kohë më muaj të tërë për të përfunduar dicka të bukur artistike të mrekullueshme.
53 vjecari ka shpenzuar 30,000$ për katër vitet e fundit duke udhëtuar në mbarë botën për të mbledhur mijëra telefona celularë të vjetër për t’i pastruar ata e më pas edhe për t’i shfrytëzuar në këtë mënyrë, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=PGUOk3zAcyY
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.