26.08.2018 · përditësuar para 2857 dite1 min lexim
Ndeshja në mes të dy yjeve që kanë miliarda shikime në Youtube, KSI-së dhe Logan Paul ka përfunduar me barazim, njofton Klan Kosova.
Britaniku KSI, që ka 19.4 milionë ndjekës në programin e tij në Youtube dhe amerikani Paul me 18.2 milionë ndjekës, u ndeshën në Manchester Arena.
Një nga gjyqtarët i kishte jepur një pikë më shumë KSI-së, por dy të tjerët e shënuan ndeshjen me rezultat të barabartë dhe kështu rezultati final ishte barazim.
Vendimi u përcoll me fishkëllima nga publiku, por që të dy thanë se do të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër.
Edhe para këtij meçi ishte thënë se do të ndeshen dy herë dhe se ndeshja e dytë do të zhvillohet në SHBA.
Për këtë meç ishin shitur më shumë se 15.000 bileta, ndërsa qindra-mijëra kishin paguar për ta shikuar drejtpërdrejtë në Youtube.
Ndeshja mes KSI e Logan, asnjëri prej tyre boksier profesionist, ishte e gjatë gjashtë runde.
https://www.youtube.com/watch?v=YM8hcKBx1Tk
●●●
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.