Të hënën në mëngjes, do të zhvillohet ndeshja e fundit nga gjysmëfinalet e fazës “play off” mes Philadelphia 76ers dhe Atlanta Hawks.
Seria është e barabartë 3-3 dhe ky ballafaqim transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1, me fillim prej orës 02:00 të mëngjesit.
02:00 Atlanta Hawks – Philadelphia 76ers ART SPORT 1
Joel Embiid apo Trae Young?
Kjo do të jetë dilema e fundit nga ndeshjet gjysmëfinale të fazës “Play Off”.
Deri më tani seria është e barabartë 3-3 dhe pas një dueli shumë të ashpër ky duel ka shkuar në ndeshjen e shtatë.
Philadelphia 76ers është nëntë herë kampion në konferencën lindore dhe tri herë kampion në NBA teksa Atlanta Haëks është katër herë kampion i konferencës dhe njëherë kampion në NBA.
Atlanta, 5-shja e mundshme startuese:
Capela, Collins, Huerter, Bogdanovic, Young.
Philadelphia, 5-shja e mundshme startuese:
Embiid, Harris, Korkmaz, Curry, Simmons.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.