Ballafaqimi Shqipëri-Serbi u shikua nga miliona shqiptarë anë e kënd botës.
Por jo vetëm nga bashkatdhetarë e mërgimtarë, përballja e Kombëtares së Shqipërisë u ndoq edhe nga njerëz të vendeve të ndryshme të Amerikës.
Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar video në redaksi, teksa ai me bashkëpunëtorët e tij në një kuzhinë në Nju Jork po përcillnin me entuziazëm ndeshjen e së shtunës.
Loja megjithëse përfundoi pa gola prej secilës palë, shqiptarët u ndjenë krenarë me paraqitjen e djelmoshave të kombëtares.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.