E diela sportive në platformën numër një në vend, Artmotion do të sjellë edhe duele fantastike nga Ligue 1 me elitën e futbollit francez që na dhuron 5 ndeshje interesante në ditën e fundit të javës teksa padyshim veçohet dueli i fundit, ajka e mbrëmjes mes Lyon dhe Marseille.
“Derbi i Olimpikëve” vjen me fillim nga ora 20:45 dhe transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Engjëll Bërbatovcit.
Marseille aktualisht ndodhet e pesta në renditje, por me një fitore do të mund të ngjitej deri në pozitën e dytë tabelore me të besuarit e Jorge Sampaolit të cilët po kanë formë të luhatshme dhe kalendar shumë të vështirë ndeshjesh së fundmi, nga ana tjetër Lyoni i Xherdan Shaqirit ndodhet në pozitën e tetë tabelore dhe e ka obligim fitoren, pasi në të kundërt pozita e Peter Bosz si trajner i klubit do të lëkundej shumë.
Ndeshjet e tjera të cilat do të transmetohen gjatë ditës në platformën Artmotion janë:
15:00 Futboll: Ligue 1 Angers – Lorient ART SPORT 3
15:00 Futboll: Ligue 1 Metz – Bordeaux ART SPORT 5
15:00 Futboll: Ligue 1 Strasbourg – Reims KSPORT 2
15:00 Futboll: Ligue 1 Troyes – St. Ettiene KSPORT 3
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.