ARTMOTION, platforma me programin më të pasur, më atraktiv dhe më ekskluziv në vendin , përveç transmetimeve direkt të ndeshjeve të NBA ka edhe të drejtën ekskluzive të emetimit të NBA TV, televizionit zyrtar të kësaj lige.
Edhe sonte meraklitë e basketbollit do të kenë mundësinë t’i shohin disa ndeshje të radhës, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta gjeni orarin dhe informatat tjera shtesë:
E DIEL, 02.08.2020
00:01 Basketboll: NBA New Orleans – LA Clippers
E diela sportive në Art Sport do të fillojë në mesnatë me ndeshjen e NBA New Orleans – LA Clippers që do të transmetohet në Art Sport 1 dhe do të komentohet nga Jon Ajeti.
02:30 Basketboll: NBA LA Lakers – Toronto
Nga ora 02:30 poashtu në Art Sport 1 vjen dueli tejet interesant ndërmjet LA Lakers dhe Torontos nën komentin e Besim Xhemajlit.
08:45 Formula 3: Grand Prix Britania Gara 1
Gara e e dytë në Formula 3 do të startojë nga ora 08:45 dhe do të transmetohet në Art Sport 1 nën komentin e Naim Selmanit.
15:10 Formula 1: Grand Prix Britania Gara
Nga ora 15:10 në Art Sport 1 vjen gara për Çmimin e Madh të Britanisë nën komentimin e Naim Selmanit dhe Blerand Hasanajt.
18:00 Beach Volley: Kualifikimet për Evropian Finalet U20 (M dhe F)
Në vazhden e ekskluziviteteve në Artmotion vjen Kampionati i Kosovës në Volejboll ndërsa të dielën nga ora 18:00 në Art Sport 1 vinë finalet e grupmoshës U20 në të dyja konkurenca me komentin e Lirim Pecit.
21:30 Basketboll: NBA Portland – Boston
Të dielën në termin të ideal për evropianët, nga ora 21:30 përmbyllet maratona e së dielës me ndeshje të NBA me përballjen Portland – Boston. Kjo ndeshje do të komentohet nga Besim Xhemajli.
20:00 Kickbox: KoK Summer Special Edition Lituania 2020
Në të dielën sportive nuk kanë se si të mungojnë edhe sportet luftarake. Kësaj radhe duke filluar nga ora 20:00 në Art Sport 2 në program do të jetë Kickbox: Kok Summer Special Edition – Lituania 2020 që do të komentohet nga Andi Shabani.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.