99 përfituesit nga komuniteti joshumicë erdhën të parët.
Pak para orës 15.00 ftohen brenda Ministrisë për Komunitete e Kthim ku do nënshkruajnë kontratat për financimin e projekteve të tyre që u financuan nga Qeveria e Kosovës.
Këta jo, por nikoqiri i tyre, ministri Nenad Rashiq, doli ta pres në oborr kryeministrin Albin Kurti.
Me të, aplikuesit i lanë pak të presin në sallën e ngushtë e korridoreve, e futen në takim. Edhe uji për ta sillet gabimisht tek vendi nënshkrimeve.
Kur dyshja qeveritare vijnë, përfituesit i njoftojnë në shqip se nga granti 3 milionësh kanë obligime.
Për fondin që udhëhoqi vartësi i tij serb, u shpreh në serbisht i përmbushur edhe shefi i qeverisë.
Pas fjalimeve radha ishte firmosja e kontratave me shoqëri civile, bujq e zanatlinj. Njërin nga ta Kurti e asiston me një laps.
Ndihmat financiare u mirëpritën edhe nga përfituesit. Në këso përhajëri, Albin Kurti s'preferon të flas për tema politike.
https://www.youtube.com/watch?v=nwEKoIMTLho
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.