Ndihmës regjisori që punonte në serialin e famshëm “Emily in Paris” ka vdekur gjatë xhirimeve të sezonit të pestë në Venecia.
La Repubblica e identifikoi burrin si 47-vjeçari Diego Borella, i cili ishte asistent regjisor në serial.
Mjekët u thirrën në Hotel Danieli në qytet rreth orës 19:00 sipas orës lokale të enjten, por nuk arritën ta shpëtonin, tha gazeta.
“Me hidhërim të thellë konfirmojmë ndarjen e papritur nga jeta të një anëtari të familjes së prodhimit ‘Emily in Paris’”, tha për BBC Neës një zëdhënës i Paramount Television Studios, të cilët e prodhojnë shfaqjen për Netflix. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.