Darsej Rizaj, ekspert në fushën e teknologjisë, dhe psikologja Lumnije Telaku diskutuan në emisionin “Ora e Pasdites” për ndikimin e përdorimit të rrjeteve sociale tek adoleshentët.
Duke u fokusuar në një çështje të rëndësishme për shëndetin mendor dhe emocional të rinisë, ata analizuan se si përdorimi i rrjeteve sociale mund të formojë perceptimet e adoleshentëve për veten dhe për botën që i rrethon.
“Rrjetet sociale tek adoleshentet e kanë ndikimin fillimisht tek bullizmi, izolimi social, ndryshimet e humorit, nivel i ulët i performancës në shkollë, neglizhimi i aktiviteteve të përditshme. Janë këto gjëra që thjeshtë duken hapur që fëmija po përjeton diçka jo të mirë, pikërisht si pasojë e qasjes së fëmijëve shumë të lehtë në rrjetet sociale”, u shpreh Telaku.
Më shumë rreth bisedës, mësoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=SH_Rm2lpYqM
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.