Garda Civile në Chipiona të Spanjës ka sekuestruar 1,7 ton kanabis pas një ndjekjeje në det të hapur pranë brigjeve të qytezës, në provincën jugperëndimore të Cadiz-it dhe ka arrestuar katër persona.
Operacioni përfshiu dy skafe patrullimi dhe një helikopter, të cilët ndoqën një mjet lundrues të dyshuar për trafikun e drogës, transmeton Klankosova.tv
Gjatë ndjekjes, dy varka të tjera u përpoqën të pengonin autoritetet që të arrinin tek mjeti me drogë, sipas raportimeve të policisë.
Droga u sekuestrua plotësisht, duke shënuar një goditje të rëndësishme ndaj trafikut të narkotikëve në rajon.
VIDEO /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.