Ramush Haradinaj sot dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Sipas të gjitha gjasave, vendi do të shkojë në zgjedhje, ndonëse ekziston mundësia teorike që të gjendet një kandidat tjetër për postin e kryeministrit nga koalicioni qeverisës.
Në atmosferën e befasisë së madhe me vendimin e Haradinajt dhe dilemave për të ardhmen e koalicionit, sakaq u shfaq një politikan me pedigre i cili publikisht – pa iu dridhur tastatura – tha se i ishte ofruar posti i kryeministrit, por – çuditërisht dhe historikisht – ai e kishte refuzuar.
Siç mund të supozoni, emri i tij është –
z. Armend Ibrahimi.
Kredencialet e tij për ndërtimin e urave për bashkëpunime ndërpartiake janë të dëshmuara. Dikur ai ishte kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, por më vonë kishte kaluar në taborin diametralisht të kundërt, duke aderuar në PDK.
“
Më është ofruar posti i Kryeministrit me një rikombinim të forcave aktuale politike në vend. E kam refuzuar sepse besoj se Kryeministri i ardhshëm duhet të vijë nga zgjedhjet e reja dhe jo nga një mënyrë apo rrugë tjetër”, është shprehur ky anëtar aktual i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Madje, paradoksalisht, ai për këtë çështje – pra, ofertën për postin e kryeministrit dhe refuzimin stoik - ka kërkuar mendim demokratik dhe transparent edhe nga “fansat” e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Shqetësimin e kam se ka të atillë që duan që të bëhen Kryeministër pa shkuar në zgjedhje. I mirëpres mendimet tuaja”.
Dhe mendimet nuk kanë munguar, ndonëse shumica dërrmuese kanë qenë ironizuese dhe sarkastike.
Për fatin e keq të Kosovës dhe të ardhmes së ndritur të popullit tonë.
Dokumenti autentik - historik - politik - ofertues dhe refuzues
Foto-galeri faktografiko-estetike nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja
[caption id="attachment_1098165" align="alignnone" width="645"]
z. Armend Ibrahimi dikur...[/caption]
[caption id="attachment_1098163" align="alignnone" width="649"]
z. Armend Ibrahimi sot...[/caption]
z. Armend Ibrahimi nesër...
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.