Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin po mashtron për kohë duke propozuar një tjetër samit ballë për ballë me udhëheqësin amerikan.
Një takim i tillë ka të ngjarë të shtyjë vendimin e Trump nëse do të lejojë Ukrainën të përdorë raketat Tomahawk në luftë, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Volodymyr Zelensky tha dje se Rusia po "nxitonte të rifillonte dialogun ndërsa dëgjonte për Tomahawk".
I pyetur nëse Putini po mashtronte për kohë, Trump thotë: "Është e mundur. Më kanë mashtruar gjithë jetën më të mirët prej tyre. Por unë jam mjaft i mirë në këto gjëra nëse ai dëshiron të bëjë një marrëveshje".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.