Facebook do të ju japë më shumë kontrollë përdoruesve të tij, rreth përmbajtjes që paraqitet në muret e llogarive të tyre, duke përfshirë këtu edhe mundësinë për t’i shmangur miqtë të cilët ata i konsiderojnë të mërzitshëm.
Secili ka të paktën një mik që e tepron me postimet në Facebook, qoftë duke treguar se sa ditë të keqe po kalojnë, shfaqje të dashurisë dhe romancës së tyre dhe fotografi të mrekullueshme nga pushimet e tyre.
Mirëpo tani ka një mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’i shmangni këta miq.
Facebook e ka shtuar një opsion, i cili përmes telefonit ua lejon që dikujt t’ia bëni “unfollow” që do të thotë se gjërat që ai i ndan në facebook-un e tij, ju nuk do t’i shihni.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.