Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë rend dite u futën edhe katër marrëveshje të tjera ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.
Partia Demokratike e Kosovës, Grupi Multientik dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë mbështetur këtë ndryshim rendi, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi më shumë kohë për shqyrtimin e projektligjeve.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri paralajmëroi se kjo do jetë hera e fundit që Kuvendi merr mbështetje për amendamente që nuk shqyrtohen paraprakisht.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.