Pesë pacientë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Kosovë kështu duke çuar numrin e të vdekurve në 144.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sipas raportit të këtij instituti, gjatë kësaj periudhe janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 168 kanë rezultuar pozitive.
Numri total i rasteve pozitive në vend është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2,
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.