Në 80-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të ceremonisë solemne për shënimin e këtij përvjetori, Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, do të prezantohet me një koncert të veçantë.
Kështu ka bërë të ditur ministria e Kulturës përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ngjarje do të mbahet në Hollin e Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 17:00.
Në program, ndër të tjera, do të interpretohen vepra nga kompozitorët e njohur: Rexho Mulliqi, Rafet Rudi dhe Mendi Mengjiqi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.