Një 33-vjeçare e arrestuar për dhunë në familje ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në QSUT.
Afërdita Hajdarkola ishte arrestuar 5 vite më parë dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë, raporton A2 Cnn, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat ajo u shtrua mbrëmjen e kaluar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të rëndë shëndetësore dhe rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.