SPAK pritet t’i komunikojë nesër akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas fletëthirrjes Erion Veliaj dhe avokatët e tij duhet që të paraqiten nesër në orën 11:00.
Avokati Ermir Beta ka konfirmuar për Top Channel, se ftesa për komunikim akuze i është përcjellë nga SPAK, transmeton Klankosova.tv.
Erion Veliaj ishte arrestuar në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.