Seriali turk “Apartamenti i pafajësisë” i cili transmetohet në Klan Kosova, tashmë ka marrë zemrat e shumë shikuesve me ngjarjet dramatike, intrigat por edhe me situata romantike.
Kur Hani e kupton se gjërat nuk do të qetësohen, ai ndërmerr një hap të guximshëm për të mos humbur Inxhin dhe i propozon asaj. Inxhi ka mbetur me tronditjen e ofertës. Është një letër e shkruar nga nëna e saj shumë kohë më parë që i mundëson Inxhit të vendosë.
Për më shumë ndiqeni episodin e dymbëdhjetë të “Apartamentit të Pafajësisë”, i cili transmetohet sonte nga ora 18:45 në Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.