Seriali turk “Apartamenti i pafajësisë”, i cili transmetohet në Klan Kosova, vazhdon të përcillet me situata romantike e dramatike.
Pas një episodi me shumë befasi, ku Hani ndërmerr një hap të guximshëm për të mos humbur Inxhin dhe i propozon asaj. Inxhi ka mbetur me tronditjen e ofertës. Është një letër e shkruar nga nëna e saj, shumë kohë më parë që i mundëson Inxhit të vendosë.
Kur Inxhi është në prag të një vendimi, Safiye e pret në hyrje të apartamentit. Për më tepër, ajo mëson gjëra të reja për të.
Në anën tjetër motra e Hanit, Gylben, po përgatitet të bëjë një hap për t'u hapur me botën e jashtme, por nuk do të jetë e lehtë të kapërcehet jeta në kafaz prej vitesh.
Për më shumë ndiqeni episodin e dymbëdhjetë të “Apartamentit të Pafajësisë”, i cili transmetohet sonte nga ora 18:45 në Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.