Galeria e Arteve në Ferizaj mbrëmë u gjallërua me ngjyra dhe figura imagjinative të 74 pikturave të krijuara gjatë pesë muajve të fundit nga fëmijët me sindromën Down dhe fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara, nën udhëheqjen e artistes Pranvera Sylejmani.
Hapja e ekspozitës u bë edhe me e veçantë pas performancës në piano të dy fëmijëve, Leart Gashi dhe Eloida Alija, transmeton Klan Kosova.
"Art Terapi: Krijime të shëndetshme dhe njohje me trashëgiminë kulturore në vendin tonë" është një nga projektet përfituese të mbështetjes financiare përmes thirrjeve publike të MKRS-së.
“Përmes iniciativave të tilla nxisim gjithë përfshirje, pjesëmarrje aktive të të rinjve në jetën kulturore me theks te fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara”, thuhet në postimin e MKRS-së në Facebook.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.