Një pronar qeni u shtang kur kafsha e saj lindi një qenush të bardhë me një sy dhe dy gjuhë.
Amie de Martin, nga provinca Aklan në Filipine, tha se qeni i saj lindi vetëm dy këlyshë, pavarësisht se kaloi menopauzën.
Këlyshi i parë u duk normal, por qenushi i dytë që doli ishte i deformuar, shkruan dailystar, transmeton Klan Kosova.
Pamjet e bëra të shtunën me 6 shkurt, tregojnë qenushin me lëkurë të zbehtë që lufton për të marrë frymë ndërsa pronari e merr atë.
Ai gjithashtu ka dy gjuhë të mëdha të spikatura që dalin anash gojës.
Syri dallues është i pozicionuar në qendër të kokës dhe këlyshi nuk ka hundë.
Duke luftuar për të pirë qumësht nga nëna e tij, Amie i dha ushqim atij me një formulë këlyshi dhe e çoi te veterinerët duke shpresuar se i vogli me emrin Ciklop do të mbijetonte.
Sidoqoftë, nuk ia doli deri ditën tjetër dhe vdiq rreth orës 22 të asaj nate pasi nuk mund të merrte frymë siç duhet.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.