Një video e një burri të dobët në Indi i cili supozohet se është 188 vjeçar i shpëtuar nga një shpellë, u bë viral këtë javë.
Në klip shfaqen dy të rinj që ndihmojnë të moshuarin, i cili shihet pothuajse i zhveshur e duke ecur mbi disa shkëmbinj, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Një përdorues i quajtur Concerned Citizen ndau videon në X.
Ai shkroi: “Ky burrë indian sapo është gjetur në një shpellë. Dyshohet se ai është 188 vjeç”.
Çuditërisht, disa njerëz e vunë në dyshim pretendimin, duke thënë: “I moshuari është një shenjtor hindu i quajtur 'Siyaram Baba' i cili jeton në Madhya Pradesh, Indi. Sipas raportimeve ai është rreth 110 vjeç”.
?? This Indian Man has just been found in a cave.
It’s alleged he’s 188 years old. Insane. pic.twitter.com/a7DgyFWeY6
— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) October 3, 2024
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.