Një 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Shkodër, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”.
Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 50-vjeçarit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.