Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 43 raste pozitive me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste, Skenderajt 6 raste, Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.
Që nga 13 marsi kur edhe u shfaqën rastet e para me koronavirus numri i të prekurve me këtë virus në vend ka arritur në 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse i rasteve aktive është 2.087, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.