Në 24 orët e fundit në vend janë shfaqur 92 raste me COVID-19, janë shëruar 115 pacientë dhe kanë vdekur 7 persona, transmeton Klan Kosova.
Rastet pozitive janë shfaqur në qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës, prej tyre me numër më të madh të të infektuarëve brenda 24 orëve të fundit prin Prishtina me 39 raste.
Në Prizren janë shfaqur 10 raste, në Gjakovë 9 raste, në Ferizaj dhe Fushë Kosovë nga 5 raste, transmeton Klan Kosova.
" Komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti", thuhet në njoftimin e IKPSHK-së.
Lista e plotë e vendeve ku janë shfaqur rastet pozitive:

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.