Edhe pesë ditë na ndajnë nga përvjetori i 14 i pavarësisë së Kosovës.
Veç se për televizionin Klan Kosova është festë e dyfishtë, meqë shënon edhe 13-vjetorin e themelimit.
Për këto festa televizioni do ju sjell shikuesve një koncert të këngëtares, Shkurte Fejza të realizuar në Klan Arena, njofton Klan Kosova.
Realizimi i këtij koncerti për këngëtaren Shkurte Fejza, është një ndjenjë e papërshkrueshme pasi që kishte ëndërruar një koncert të tillë për ditën e pavarësisë.
Kompozitori, Florent Boshnjaku, tha se janë duke vazhduar traditën që për festën e pavarësisë të sjellin gjithmonë diçka të re.
https://www.youtube.com/watch?v=1WI9wkOnacg
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.