Siç thuhet në deklaratë, kjo veturë tani posedon elemente ‘styling’ që na kujton disa nga veturat legjendare sportive dhe garuese të kësaj marke gjermane.
Boxter i ri me dy ulëse, ndër të tjera, posedon çatinë më të butë dhe më ndryshe, amortizatorët sportiv të modifikuar (vetura është më e ulët për 20 mm), frenat e huazuara nga modeli 911 Carrera, ulëset sportive me logon “Spyder” tek mbështetësit e kokës, timonin e ri me diametër prej 360 mm, sistemin PCM (Porsche Communication Management) etj.
[gallery ids="313"]
Sa i përket motorit, Boxteri i ri posedon motorin 3.8 litër gjashtëcilindërsh me kapacitet prej 375 kuaj fuqi, i kombinuar me marshin manual. Ky Boxter me këtë motor që posedon është e mjaftueshme që shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h ta arrijë për 4.5 sekonda, ndërsa, sipas të dhënave nga fabrika, shpejtësinë maksimale e arrin deri në 290 km/h dhe shpenzon karburant mesatarisht 9.9-litër në 100 km.
Boxster Spyder i ri zyrtarisht do të dalë në treg në korrik të këtij viti, ndërsa në Gjermani do të ketë çmimin prej 79.945 euro.
https://www.youtube.com/watch?v=T7nr3Kg7on8
●●●
DSHKRIMI NGA
donikab
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.